Bota

Izraeli: 21 ushtarët tanë u vranë pasi po përgatisnin eksploziv për të shembur ndërtesat palestineze

Sipas tyre, ky është numri më i lartë i vdekjeve të ushtarëve të saj brenda 1 dite.

23 Janar 2024, 08:47 Nga M.B
Izraeli: 21 ushtarët tanë u vranë pasi po përgatisnin
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka njoftuar se 21 ushtarë janë vrarë në qendër të Gazës. Sipas tyre, ky është numri më i lartë i vdekjeve të ushtarëve të saj brenda 1 dite. Izraeli bëri me dije se ushtarët po përgatisnin eksploziv për të prishur dy ndërtesa të hënën kur një granatë me raketa u qëllua në një tank aty pranë, duke shkaktuar shpërthimin para kohe dhe duke shkaktuar shembjen e ndërtesave mbi to.

"21 ushtarë u vranë në një shpërthim. Militantët kishin gjuajtur granata me raketa në një tank dhe në të njëjtën kohë një shpërthim ndodhi në dy ndërtesa ku forcat kishin vendosur eksplozivë për t'i shkatërruar ato. Ndërtesat u shembën mbi trupat", tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite kundëradmirali Daniel Hagari.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll