Politike

Dosja “McGonigal”/ Agron Neza del nga SPAK pas rreth 6 orësh: Pyesni prokurorin përse u thirra

SPAK është duke hetuar për çështjen McGonigal në të cilën përmendet edhe emri i Nezës. Ky i fundit ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me 225 mijë dollarët e përmendura nga hetuesit.

22 Janar 2024, 18:16 Nga r.ll
Dosja “McGonigal”/ Agron Neza del nga SPAK pas rreth 6 orësh:
agron neza

TIRANË- Ish- agjenti i Inteligjencës shqiptare, Agron Neza ka dalë nga SPAK, pas rreth 6 orësh. Pasi u pyet nga gazetarët se përse ishte thirrur, ai tha se duhet të pyesin prokurorin se përse ndodhej në SPAK.

SPAK është duke hetuar për çështjen McGonigal në të cilën përmendet edhe emri i Nezës. Ky i fundit ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me 225 mijë dollarët e përmendura nga hetuesit.

Vetë Neza ka thënë se paratë që i ka dhënë McGonigal nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me Ramën. Ai ka thënë se me kryeministrin Rama është njohur përmes ish-agjentit dhe se bashkë nuk kanë folur asnjëherë për çështje parash e biznes.

Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.

Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

agron neza spak

Sondazh

Poll