Aktualitet

Trupa e Kushtetueses takohet me të dërguarin e SHBA-ve në Shqipëri, Zaçaj: Të ruajmë integritetin dhe profesionalizimit, t'i largohemi përfshirjes së gjyqësorit nga politika

22 Janar 2024, 20:38 Nga h.k
Trupa e Kushtetueses takohet me të dërguarin e SHBA-ve në
Foto nga takimi

TIRANË-Holta Zaçaj, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe trupa e gjyqtarëve të GJK kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner.

Njoftimi Gjykata Kushtetuese:

Sot, në datën 22.01.2024, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, zonja Holta Zaçaj, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, zotin David Wisner, i cili shoqërohej në takim nga zonja Mary Kate Butterfield dhe zoti David Backman, këshilltarë ligjorë, rezidentë në Ambasadë.

Pasi e falënderoi zotin Wisner edhe në emër të trupës së gjyqtarëve për këtë takim, Kryetarja Zaçaj e vuri theksin në peshën shumë të rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetuese dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirivie themelore.

Po ashtu, Kryetarja Zaçaj evidentoi edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, më aktualja prej të cilave lidhet edhe me gjyqësorizimin e politikës dhe prirjen për ta përfshirë atë në diskursin politik. Në këtë kontekst, e një rëndësie imperative mbetet ruajtja e integritetit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kushtetues ne ushtrimin e detyrës së tyre, me përkushtim dhe paanshmëri, duke u mbështetur vetëm te Kushtetuta dhe ligjet. Po ashtu, sfidë mbetet numri në rritje i çështjeve dhe buxhetimi i pamjaftueshëm në mjetet financiare dhe kapacitetet njerëzore. Gjykata po bën përpjekje të vazhdueshme për rritjen e transparencës dhe besimit të publikut në veprimtarinë e saj, duke qenë e orientuar nga përmbushja e detyrimit për informimin e tij.

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll