Politike

Rama: Samit për Ukrainën në Tiranë, Zelenskyy do jetë i pranishëm

Rama nuk ka një kohë të caktuar për zhvillimin e samitit, por theksoi se do të për të siguruar Ukrainën për mbështetje. 

22 Janar 2024, 14:02 Nga I.A
Rama: Samit për Ukrainën në Tiranë, Zelenskyy do jetë i
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të zhvillohet një samit për Ukrainën në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se në samit do të jetë i pranishëm vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Rama nuk ka një kohë të caktuar për zhvillimin e samitit, por theksoi se do të për të siguruar Ukrainën për mbështetje. 

“Po përgatisim një samit për Ukrainën. Do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me të, do të përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit, me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë pjesë të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve amerikanë, për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar që dikton që janë sot në Evropë”, tha Rama.

edi rama volodymyr zelensky

Sondazh

Poll