Politike

"Sa të jem unë kryeministër ai nuk merr asnjë qindarkë"/ Çfarë deklaronte Rama për pagesën ndaj Fancesco Becchetit, Albcontrol-it i bllokohen 60 milionë euro

Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, ka të paarkëtuara rreth 6.7 miliardë lekë për periudhën 2021-2022, që duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, ulje­-ngritje e mbikalime.

22 Janar 2024, 16:03 Nga r.ll
"Sa të jem unë kryeministër ai nuk merr asnjë
edi rama, francesco beccheti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka arritur ta mbajë fjalën që deklaroi gjatë një seance të një komisioni parlamentar në shkurt të 2022, ku tha se Beccheti nuk do të marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar. 

"Kam thënë se sa të jem unë kryeministër, nuk shoh se si mund të marrë ndonjë lek Francesco Becheti nga shteti shqiptar. Këtë kam thënë dhe deri më tani nuk ka marë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar", tha konkretisht Rama asokohe. 

Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, ka të paarkëtuara rreth 6.7 miliardë lekë për periudhën 2021-2022, që duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, ulje­-ngritje e mbikalime.

Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave të paarkëtuara (mbi 90%, ose rreth 60 milionë euro) është krijuar në 2021-2022 dhe lidhet me bllokimin e llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti.

Ky i fundit, pasi ftoi gjyqin në Gjykatën e Arbitrazhit me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve.

edi rama francesco beccheti

Sondazh

Poll