Politike

Rama: BE dhe SHBA të prerë, kush pengon integrimin e tjetrit, pengon veten

Sipas Ramës, ata janë treguar të prerë se kush pengon integrimin e një shteti, pengon dhe integrimin e tij.

22 Janar 2024, 14:07 Nga I.A
Rama: BE dhe SHBA të prerë, kush pengon integrimin e tjetrit, pengon
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë samitit të sotëm si Bashkimi Evropian ashtu dhe SHBA-ja ishin të qartë në dhënien e objektivave të tyre. Sipas Ramës, ata janë treguar të prerë se kush pengon integrimin e një shteti, pengon dhe integrimin e tij. Rama foli edhe në lidhje me “Ballkanin e Hapur”, ku tha se ishte i nevojshëm integrimi brenda rajonit, në mënyrë që Ballkani të jetë gati për integrimin në BE.

"U fol për punë konkrete. Për temat e sfidës së madhe që është përfitimi me sukses i gjithë rajonit nga plani i rri i rritjes së BE dhe mundësia e integrimit në tregun e përbashkët. Është e qartë, iu bë e qartë dje dhe sot nga BE dhe SHBA se në këtë proces nuk ka asnjë hapësirë dhe asnjë dëshirë për të dëgjuar çështje të natyrës politike e bilaterale. Çdo vend që do bllokojë tjetrin në proces do bllokoje veten”,  U bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve. Më rezulton që ky format dhe këto kërkesa që ka sot BE nga të gjithë ne për të na dhënë mundësinë të marrim shumë më tepër mbrapsht në aspektin ekonomik, flasin vetë për atë që më ka rënë goja gjithë këto vite. Që duhet të integrohemi brenda rajonit, që të jemi gati për në BE. BE e ka bërë shkak që nëse nuk jemi bashkë, ai që do bëhet pengesë do pengojë veten”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll