Politike

VIDEO/ I lënë në 'arrest shtëpie', Berisha bën ecjen e përditshme në verandën e banesës

Siç shihet në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, kryedemokrati Berisha po bënë ecjake në tarracën e pallatit të tij.

22 Janar 2024, 13:51 Nga I.A
VIDEO/ I lënë në 'arrest shtëpie', Berisha
Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në verandën e banesës së tij për ecjake. Siç shihet në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, kryedemokrati Berisha po bën ecjake në verandë, ndërkohë që ky veprim është i përditshëm i tij.

GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 Dhjetor dhe ai nuk ishte i pranishëm në seancën e parë paralamentare pas festave të fundvitit, që u zhvillua me 15 Jana. Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

sali berisha

Sondazh

Poll