Politike

Iu refuzua kërkesa për të marrë pjesë në seancat plenare, avokatët e Sali Berishës ankimojnë vendimin e SPAK

Sokol Mengjesi dhe Genc Gjokutaj kanë animuar vendimin dhe kanë depozituar një kërkesë për të marrë leje që Berisha  të paraqitet në seancat plenare.

22 Janar 2024, 13:41 Nga N.F
Iu refuzua kërkesa për të marrë pjesë në seancat
Sali Berisha

TIRANË- Avokatët e kreut të PD-së, Sali Berisha kanë mbërritur ditën e sotme në gjykatë për të ankimuar vendimin e SPAK për moslejimin e pjesëmarrjes së tij në seancat plenare. Sokol Mengjesi dhe Genc Gjokutaj kanë animuar vendimin dhe kanë depozituar një kërkesë për të marrë leje që Berisha  të paraqitet në seancat plenare.

SPAK argumentonte se masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e caktuar ndaj Berishës, nënkupton edhe pamundësimin e ushtrimit të profesionit në këtë rast. Në vendim theksohej se kjo do të aplikohet në rastin e Berishës, njëlloj siç aplikohet edhe në rastet e qytetarëve të thjeshtë, të cilëve nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” u ndalohet shkuarja në punë.

GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 Dhjetor dhe ai nuk ishte i pranishëm në seancën e parë paralamentare pas festave të fundvitit, që u zhvillua me 15 Jana. Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

sali berisha spak genc gjokutaj

Sondazh

Poll