VIDEO/ Samiti në Shkup, Rama-Kovaçevski-t: Maqedonia e Veriut nuk është më e mira në rajon për ushqimin
Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marr&...
Rama tha se Shqipëria nuk ka nevojë për mbështetje financiare për të bërë reforma.
SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas diskutimeve në panelin e parë në Samitin BE-Ballkani Perëdimor që po mbahet në Shkup. Rama tha se Shqipëria nuk ka nevojë për mbështetje financiare për të bërë reforma. Ai shtoi se pjesa më e rëndësishme e procesit, nuk janë miliarda, por integrimi në tregun e brendshëm europian.
“Shqipëria nuk ka nevojë për mbështetje financiare për të bërë reformat. Nuk kemi kërkuar mbështetje financiare për reformat. Ja ku jemi sot nëse do kishim bërë gjënë e duhur, nuk do kishim nevojë të shtrëngonim rrypin e përbashkët për dicka që duhet ta kishim bërë bashkë me kohë. Pjesa më e rëndësishme e procesit, nuk janë miliarda, por integrimi në tregun e brendshëm europian. Vetëm nga ndryshimi i regjimit të transaksioneve financiare që bëjnë qytetarët, parashikohët të mund të kursejnë mbi 20 mln euro në vit. Janë shumë të tjera që do i ndihmojnë shumë ekonomisë bizneseve, etj”, tha Rama.
Nga ana tjetër kryeministri ka ritheksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkryera dhe se nuk kanë qenë asnjëherë në një nivel të tillë. Rama u shpreh se në takimin e zhvilluar me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O’Brien kanë folur për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe gjithashtu për rajonin.
“Kemi folur edhe për Shqipërinë dhe për rajonin dhe marrëdhëniet tona me SHBA nuk kanë qenë më të mira më të afërta dhe më produktive dhe ashtu sikundër edhe roli ynë rajon nuk ka qenë ndonjëherë me i qartë. Kur bën beteja për të gjithë popujt tanë atëherë tryeza trajton çështje që lidhen për mirëqenien e vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, tha ai.
Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marr&...
Liderët e Ballkanit Perëndimor SHKUP- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar 'fotografinë familjare', siç e quan ai, të bë...
Edi Rama SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në...
Albin Kurti dhe Edi Rama SHKUP- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti janë ulur krah njëri tjetrit ...
Edi Rama SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në nisje të takimit në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe...
Foto Ilustruese SHKUP- Liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbajnë samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor dit&eu...
Foto ilustruese SHKUP-Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Maqedonise së Veriut...
Edi Rama SHKUP-Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien n&eum...
Foto ilustruese TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se pas themelimit të saj PD do të shndërrohej në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se këtë natë një nderim i përket arkitektit t&eum...