Aktualitet

I përmendet emri në dosjen “McGonigal”, ish-agjenti shqiptar i inteligjencës Agron Neza paraqitet në SPAK

Kjo paraqitje e tij ka ardhur pasi SPAK është duke hetuar për çështjen McGonigal në të cilën përmendet edhe emri i Nezës.

22 Janar 2024, 11:57 Nga N.F
I përmendet emri në dosjen “McGonigal”, ish-agjenti
Agron Neza në SPAK

TIRANË- Ditën e sotme është paraqitur para prokurorisë së posaçme ish-agjenti shqiptar i inteligjencës, Agron Neza. Kjo paraqitje e tij ka ardhur pasi SPAK është duke hetuar për çështjen McGonigal në të cilën përmendet edhe emri i Nezës.  Agron Neza ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me 225 mijë dollarët e përmendura nga hetuesit.

Vetë Neza ka thënë se paratë që i ka dhënë McGonigal nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me Ramën. Ai ka thënë se me kryeministrin Rama është njohur përmes ish-agjentit dhe se bashkë nuk kanë folur asnjëherë për çështje parash e biznes.

Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.

Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

spak agron neza mc gonigal

Sondazh

Poll