Politike

AXHENDA/ Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor, takimet nisin në orën 09:00

Samiti rajonal për planin e rritjes për Ballkanin Perendimor nga Komisioni Evropian fillon të hënën në orën 9, ku do të mbahet fillimisht takimi i liderëve, pastaj liderët me BE dhe më pas një konferencë e perbashkët shtypi.

22 Janar 2024, 07:50 Nga I.A
AXHENDA/ Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor, takimet nisin në orën
Foto Ilustruese

SHKUP- Liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbajnë samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor ditën e sotme në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Samiti rajonal për planin e rritjes për Ballkanin Perendimor nga Komisioni Evropian fillon të hënën në orën 9, ku do të mbahet fillimisht takimi i liderëve, pastaj liderët me BE dhe më pas një konferencë e perbashkët shtypi.

Në takim do të marrin pjesë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,

Milojko Spaiq, Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,

Albin Kurti, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Gert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,

James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiç dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, CEFTA dhe Forumit të Odave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor-6, si dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

samiti be-ballkani perendimor ne shkup

Sondazh

Poll