Sport

E FUNDIT/ Enzo Garnacho dhe Eva García ndahen, tre muaj pasi u bënë prindër…

Rasti i dyshuar i tradhëtisë së lojtarit të Manchester United, duket çoi në ndarje

21 Janar 2024, 19:07 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Enzo Garnacho dhe Eva García ndahen, tre muaj pasi u

ANGLI - Pothuajse katër muaj pasi u bënë prindër në moshën 19-vjeçare, argjentinasi Alejandro Garnacho dhe Eva García, i dhanë fund lidhjes së tyre trevjeçare. 

“Unë dhe ti kundër botës”,- ka ndarë Eva García në një storie të Instagramit, me mbishkrimin e një fotoje me djalin e saj Enzo Garnacho.

Ky mesazh i shkurtër dhe enigmatik i dha forcë thashethemeve, se të dy i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, diçka që tashmë ishte avancuar në shtypin ndërkombëtar, pasi Alejandro Garnacho nuk ishte më në listën e personave që Eva García ndjek në Instagram.

Sipas asaj që është raportuar në shtypin rozë, lidhja ka përfunduar për shkak të një rasti të dyshuar të tradhëtisë nga ana e lojtarit. Asgjë më tepër… ndarja nuk është më një hipotezë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll