Sport

VIDEO/ Real-Almería 3-2: ‘Merengët’ i shpëtuan katastrofës së vitit, me Carvajal që ndryshoi fatet në minutën e 99-të

Reali shpëtoi nga një fatkeqësi e madhe, e pa veten duke humbur 0-2 nga Almeria, por ia dolën ta kthenin rezultatin, me Carvajal që shpengoi ‘los blancos’ në minutën e 99-të.

21 Janar 2024, 18:48 Nga DOSJA

VIDEO/ Real-Almería 3-2: ‘Merengët’ i shpëtuan

SPANJE - Almeria ishte pranë një surprize të madhe, por zemra e “mbretëreshës” punoi deri në finalen. Reali mundi Almerian 3-2 me një rikthim nga 0-2, me Carvajal që siguroi shpengimin në minutën e 99-të. ‘Merengët’ janë në krye me 51 pikë dhe presin të shohin se çfarë do të bëjë Girona që do të përballet me Sevillan.

Almeria ngriu “Bernabeun” në vetëm 38 sekonda. Pas vjedhjes së topit, Ramazani doli i vetëm në krahun e djathtë të zonës dhe me një goditje me këmbën e djathtë, bëri rezultatin 1-0. Ky ishte goli më i shpejtë, i pësuar nga Merengues që nga viti 2015.

Në të 43-ën, Almeria arriti të dyfishojë golat në mënyrë të pabesueshme. Naço gaboi dhe Edgar gjeti rrjetën me një goditje të topit nga jashtë zonës. 

Në minutat e para të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 54-të, arbitri dha një penallti për një prekje të topit me dorë nga Kaikit. Bellingham mori përsipër ekzekutimin dhe ngushtoi rezultatin në 1-2.

Në minutën e 64-të, Almeria ngriu sërish “Bernabeun”. Ramazani nga e majta ushqeu Arribas, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, pas një rishikimi në fushë, goli u anulua për një faull nga Lopi ndaj Bellingham në fillim të aksionit. Pak minuta më vonë, VAR iu rikthye punës.

Tchouameni bëri krosin nga e djathta dhe Vinicius e dërgoi topin në rrjetë. Fillimisht arbitri nuk e akordoi golin. Por ai u alarmua nga VAR, kontrolloi fazën në monitor dhe vendosi të ndryshojë vendimin e tij. Ndeshja u barazua në 2-2.

Reali kishte gjithmonë posedim të topit, ushtronte presion dhe kishte mundësi. Shpëtimi më në fund erdhi në minutën e 99-të. Pas një aksioni nga e djathta, Bellingham u nis majtas në zonë. Carvajal ndoqi në shtyllën e largët dhe e goditi topin për në rrjetë, ndërsa skuadra e Ancelottit mori fitoren 3-2 në finale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll