Sport

Manchester City gati t’i ofrojë kontratë të re De Bruyne, kusht për të bllokuar sauditët

Arabia Saudite vazhdon të bëjë presion ndaj Kevin De Bruyne dhe kjo është arsyeja pse Manchester City është gati ta lidhë mesfushori belg në “Etihad” me një kontratë të re.

21 Janar 2024, 11:16 Nga DOSJA

Manchester City gati t’i ofrojë kontratë të re De Bruyne,

ANGLI - Manchester City është gati të “lidhë” Kevin De Bruyne përgjithmonë!  Sauditët vazhdojnë të presin momentin e duhur për të “trokitur” sërish në derën e yllit belg dhe për këtë arsye “Qytetarët” duan të parashikojnë situata që mund të çojnë në... ankand.

Sipas mediave angleze, City ka nisur tashmë procedurat e nevojshme për të vazhduar  rinovimin e kontratës së Kevin De Bruyne. “Magjistari” belg është i lidhur me kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe për këtë arsye “Qytetarët” duan ta mbarojnë çështjen para verës që vjen në mënyrë, që ai të mos hyjë në vitin e fundit të kontratës dhe të fillojnë aventurat.

“Mirror” thekson se City do të bëjë lëvizjen e tij menjëherë, duke qenë optimistë se De Bruyne do të nënshkruajë me kampionët e Europës dhe do të refuzojë sauditët që po i ofrojnë shuma astronomike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Janar 2024, 09:51

Sauditët e Al Hilal thyejnë bankën…

ARABIA SAUDITE - Dalja e futbollit saudit në skenën botërore tashmë po 'i jep frytet'.  Shpenzimet e kësaj vere kanë qen&eu...