Sport

Cristiano Ronaldo: “Topi i Artë” dhe çmimet e FIFA-s po humbasin besueshmërinë”

Cristiano Ronaldo e quajti një arritje fantastike të shënonte 53 gola në vitin 2023, në një intervistë për “Record”, ndërsa kritikoi njëkohësisht “France Football” dhe FIFA për kriteret me të cilat ata zgjedhin lojtarët më të mirë të çdo viti.

21 Janar 2024, 11:31 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo: “Topi i Artë” dhe çmimet e FIFA-s po

EMIRATET E BASHKUARA - Viti që përfundoi e pa Cristiano Ronaldon si golashënuesi më i mirë në botë, me 54 gola në të gjitha garat për Al Nassr dhe kombëtaren e Portugalisë. Por kjo nuk mjaftoi për ta vendosur atë në listën e më të mirëve, në çmimet e dhëna nga “France Footboll” dhe FIFA.

Ky fakt e ka mërzitur portugezin, çka ka dashur ta zyrtarizojë përmes një interviste që ka dhënë për gazetën e vendlindjes së tij “Record”, ku superylli 39-vjeçar flet për mungesë besueshmërie nga ana e tyre.

"Topi i Artë” dhe çmimet e më të mirëve të FIFA-s po humbasin besueshmërinë. Nuk është se Messi nuk e meritoi çmimin, apo Haaland dhe Mbappe, por ka shifra dhe ato nuk gënjejnë. Duhet të keni parasysh të gjithë sezonin. Shifrat janë të dhëna",- theksoi "CR7", për të shtuar rreth 54 golave ​​në të cilët u ndal në vitin 2023:

"Nuk jam i befasuar nga niveli im, sepse e di që kam ende shumë për të ofruar. E di që mund të shënoj shumë gola me Al Nassr dhe kombëtaren e vendit tim, kështu që në nivel personal ishte e mahnitshme të shënoja 54 gola."

Përsa i përket nëse fjalën “pension” e ka në mendje, duke qenë se shkurtin e ardhshëm do të jetë 39 vjeç, ai tha: “Siç u them shpesh miqve të mi, jeta është dinamike. E nesërmja është e pasigurt. Mund ta mbyll karrierën time në fund të sezonit, ose të luaj edhe për dy deri në tre vjet. Nuk di të jem i sinqertë.

Për sa kohë që mendja dhe trupi im janë në formë të mirë dhe më pëlqen të luaj futboll, do të vazhdoj. Kur të ndiej se nuk do të jem më i dobishëm, do të jem i pari që do ta bëj këtë hap. Për momentin ndjej se jam në formë të mirë dhe përjetoj kënaqësi dhe lumturi në fushë, pavarësisht nëse jam me kombëtaren apo klubin tim. Unë vazhdoj dhe argëtohem”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Janar 2024, 09:51

Sauditët e Al Hilal thyejnë bankën…

ARABIA SAUDITE - Dalja e futbollit saudit në skenën botërore tashmë po 'i jep frytet'.  Shpenzimet e kësaj vere kanë qen&eu...