Sport

Salah në dyshim për vazhdimin e CAN 2023!

Lajmet e fundit për dëmtimin e Mohamed Salah janë shqetësuese për pjesën tjetër të CAN.

21 Janar 2024, 17:36 Nga DOSJA
Salah në dyshim për vazhdimin e CAN 2023!

EGJIPT - Mohamed Salah, me gjasa, nuk do të mundë të luajë për vazhdimin e CAN 2023. Ky është skenari që duket se po merr formë gjatë ditëve pas dëmtimit të tij të pësuar gjatë ndeshjes së parë të Egjiptit. 

Fillimisht, problemi muskulor i anësorit egjiptian ishte menduar ta çonte në rikthimin në 1/16, apo edhe në çerekfinale. Por tani, RMC njoftoi këtë të diel, se sipas burimeve brenda stafit egjiptian, rikthimi i Salah në grup tani do të pritet vetëm, dhe në skenarin më optimist, në gjysmëfinalen e kompeticionit! 

Një goditje e vërtetë, pasi Mohamed Salah, i cili doli sot në një konferencë për shtyp, nuk ka dashur të thotë më shumë. “Unë ende vuaj nga një dëmtim, por skuadra mund të luftojë sepse përfshin lojtarë të mëdhenj dhe të mrekullueshëm dhe ata janë lojtarët më të mirë në Egjipt. Besoj se do të fitojmë ndaj Kepit të Gjelbërt”,- siguroi anësori i Liverpool.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Janar 2024, 09:51

Sauditët e Al Hilal thyejnë bankën…

ARABIA SAUDITE - Dalja e futbollit saudit në skenën botërore tashmë po 'i jep frytet'.  Shpenzimet e kësaj vere kanë qen&eu...