Aktualitet

Trashësia e dëborës në Korçë arrin deri në 50 cm, disa fshatra pa energji elektrike

Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet të përdorin goma dimërore, të pajisen me zinxhirë dhe të reduktojnë shpejtësinë kur kalohet në zona me dëborë.

21 Janar 2024, 09:15 Nga r.ll
Trashësia e dëborës në Korçë arrin deri në
foto ilustruese

KORÇË- Ashtu si u raportua edhe më herët, reshjet e dëborës kanë vijuar intensive në juglindje të vendit, ku kryesisht në qarkun e Korçës gjatë natës janë shoqëruar edhe me erë të fortë.

Trashësia mesatare e borës ka shkuar deri në 25-50 cm, konkretisht rruga e Dardhës shënon 50 cm tradhësi. Ndërkohë vlerat e termometrit gjatë natës kanë zbritur disa gradë nën zero.

Në aksin Korçe-Ersekë kanë punuar 5 borëpastruese, në aksin Korçë-Dardhë 3 borëpastruese dhe në aksin Korçë -Voskopojë 2 borëpastruese.

Momentalisht po punohet për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voksopojës. Janë hapur rrugë lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, kalohen me zinxhirë, aty trashësia shkoi deri në 40 cm gjatë natës. Në majën e mashkullorës mbi një metër trashësi, po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig.  Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet të përdorin goma dimërore, të pajisen me zinxhirë dhe të reduktojnë shpejtësinë kur kalohet në zona me dëborë.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë. Përmendim këtu  fshatrat, Clirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë dhe Novoselë.

moti i keq ne vend

Sondazh

Poll