Aktualitet

Moti i keq dhe reshjet e dendura dëmtojnë fasadën e pallatit në Milot, deputeti i PD: Dëshmi e korrupsionit me fondet e rindërtimit

Fatmirësisht nga dëmtimi i pallatit nuk është dëmtuar asnjë person, ndërsa raportohet se godina e pallatit ishte restauruar pak muaj më parë si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.

20 Janar 2024, 21:22 Nga r.ll

Moti i keq dhe reshjet e dendura dëmtojnë fasadën e pallatit

MILOT- Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë përfshirë që në orët e para të mëngjesit gati gjithë Shqipërinë, ku janë raportuar problematika të ndryshme.

Edhe në Milot nuk kanë munguar incidentet, ku fasada e një pallati në Milot, në bashkinë e Kurbinit është dëmtuar pas reshjeve të dendura. Fatmirësisht nga dëmtimi i pallatit nuk është dëmtuar asnjë person, ndërsa raportohet se godina e pallatit ishte restauruar pak muaj më parë si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli, i cili është shprehur se kjo është një dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryebashkiakes së Kurbinit. Sipas tij miliona euro të hedhura në Kurbin pas tërmetit të 2019-ës dhe fasadat që shemben janë një standart punimesh i përdorur në të gjithë fasadat e pallateve në qytet.

 

moti i keq ne vend milot

Sondazh

Poll