Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes me përditësime për situatën nga reshjet: Problematikat më të shumta në Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan dhe Korçë

Bëhet me dije se në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

20 Janar 2024, 20:57 Nga r.ll
Ministria e Mbrojtjes me përditësime për situatën nga
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim të situatës nga reshjet në vend, që duket se po shkon drejt normalizimit. 

Sipas njoftimit, grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë. Bëhet me dije se në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.
Përsërsim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje!”, thuhet në njoftim.

moti i keq ne vend

Sondazh

Poll