Aktualitet

Nesër 13 vite nga '21 janari'/ "Plumbi që vrau Ziver Veizin nuk ishte rikoshet", publikohen PAMJE të reja nga dita e protestës

Këto pamje kanë fiksuar shumë ngjarje që nga momenti i nisjes së protestave, dhunën ndaj policisë, djegiet, thyerjen e perimetrit të sigurisë, hapjen  e portës së kryeministrisë, vrasjet së protestuesit Ziver Veizi.

20 Janar 2024, 16:30 Nga r.ll
Nesër 13 vite nga '21 janari'/ "Plumbi që vrau Ziver
pamje nga videoja

TIRANË- Nesër shënohen 13 vite nga ngjarja e 21 janarit të 2011, ku u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Ndërkohë ditën e sotme janë publikuar për herë të parë nga gazetari me origjinë nga Kosova, Flamur Vezaj, pamje të regjistruara më 21 janar 2011 nga kamera e sigurisë që ndodhet në tarracën e kryeministrisë.

Këto pamje kanë fiksuar shumë ngjarje që nga momenti i nisjes së protestave, dhunën ndaj policisë, djegiet, thyerjen e perimetrit të sigurisë, hapjen  eportës së kryeministrisë, vrasjet së protestuesit Ziver Veizi. Dhe më pas vrasjen e Hekuran Dedës. Ndërsa kjo kamer nuk ka fiksuar vrasjen e Faik Myrtës dhe Aleks Nikës.

Siç shihet dhe në pamje, Veizi është përballë kryeministrisë, i parmatosur dhe me duar në xhepa. Vetëm pak sekonda pas hapjes së portës së kryeministrisë, ai është qëlluar direkt në gjoks.

"Nga pamjet duket se dyert kanë qenë të hapura dhe plumbi nuk është rikoshet siç kanë thënë ekspertët e ministrisë në gjykatë në cilësinë e dëshmitarëve.

Nga ky kënd dhe nga pamjet e tjera të publikuara në media duket qartë se fushëpamja e gardistit, Agim Llupo nuk ka objekt para që plumbi të bëjë rikoshet. Çka hedh poshtë edhe versionin e mbajtur nga ekspertët e policisë në gjykatë për të lehtësuar masën e dënimit të pandehurit. Siç shihet pas goditjes rreth Veizit mblidhen njerëz për ta ndihmuar, por ai plumb ishte vdekjeprurës.

Për këtë vrasje u deklarua fajtor Agim Llupo, por me një dënim qesharak prej 3 vitesh nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia.  Vrasje që siç dukët  nga kamera nuk është nga pakujdesia por vrasje direkte.

Moment i vrasjes është fiksuar nga kamera në orën 5 e 1 minutë e 48 sekonda të asaj pasditeje. Vetëm pak minuta më pas bie në tokë edhe Hekuran Deda nga skelja e një televizioni kombëtar, pasi mori plumbin në kokë.

Gjtë procesit gjyqësor ekspertët nuk arritën të konstatojnë se kush ishte autori i vrasjes së Hekuran Dedës edhe pse prokuroria akuzoi Agim Llupon. E kështu gjykata u shpreh se në vendimin e dënimit të Llupos nuk ka prova se kush është autori i vrasjes së Dedës, duke ja kthyer për rihetim dosjen Porkurorisë, e cila dhe sot e ksaj ditë nuk arrin të sigurojë provat konkrete. Për mungesë të provave ka mbetur pa autor edhe vrasja e Aleks Nikës.

Edhe pse në vendin e ngjarjes u gjetën 14 gëzhoja të shkreputra nga arma e komandatit të gardës Ndrea Prendi, historitë e të cilit më pas u manipuluan, duke i ndërruar gjilpërën qindra gëzhojave të armëve që përdoreshin nga gardistët atë ditë.", tha Vezaj. 

ziver veizi flamur vezaj hekuran deda 21 janari

Sondazh

Poll