Aktualitet

Aksi Qafë Murrizë në rrugën e Arbrit vijon i bllokuar nga dëbora, si paraqitet situata në qarkun e Dibrës

Sipas njoftimit të policisë, akset Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

20 Janar 2024, 16:22 Nga r.ll
Aksi Qafë Murrizë në rrugën e Arbrit vijon i bllokuar nga
pamje nga bulqiza

TIRANË- Segmenti i Qafës së Murrizit në rrugën e Arbrit vijon të mbetet e bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, lëvizja e të cilave kryhet nga aksi i vjetër rrugor.

Sipas njoftimit të policisë, akset Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

Policia e Shtetit thotë se ka shkaktuar prezencën në Qarkun e Dibrës, si dhe u bën apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar.

REAGIMI I PLOTË: 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ka shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, për shkak të motit që vijojnë të bien reshje të dendura dëbore, me qëllim për t'iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Aktualisht rruga e Arbrit pjesa e aksit të bypass Qafë Murrizë për shkak se vijojnë të bien reshje të dendura dëbore, vijon të jetë i bllokuar dhe lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, vijon të kryhet nga aksi i vjetër rrugor.

Akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

Njëkohësisht, Inspektorët dhe specialistët e policimit në komunitet janë në zonat që mbulojnë dhe janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.

Policia e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll