Reagime pas miratimit të ligjit për nënshtetësinë në Gjermani, DW: Drejt një vendi modern imigrimi
Pasaporte gjermane GJERMANI- Rreth 12 milionë njerëz në Gjermani nuk kanë pasaportë gjermane, megjithëse shumica e ...
Në këtë shifër përfshihen 5.089 ushtarë të mobilizuar dhe 7.810 të burgosur, të rekrutuar prej burgjeve ruse, kanë thënë këto dy organizata mediale.
UKRAINË- Të paktën 42.284 pjesëtarë të ushtrisë ruse janë vrarë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, sipas hulumtimeve të gazetarëve prej Mediazona dhe transmetuesit britanik BBC, të cilët kanë verifikuar identitetet e ushtarëve të vrarë. Në këtë shifër përfshihen 5.089 ushtarë të mobilizuar dhe 7.810 të burgosur, të rekrutuar prej burgjeve ruse, kanë thënë këto dy organizata mediale.
Gazetarët kanë thënë se prej totalit të të vdekurve, 3.053 kanë qenë oficerë dhe 349 kanë pasur gradën e nënkolonelit e më lart. Gazetarët i kanë bazuar hulumtimet e tyre në të dhënat prej burimeve të hapura, përfshirë njoftimet për vdekje në media, apo mesazhet e publikuara në rrjetet sociale prej familjarëve të viktimave.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk i ka përditësuar të dhënat e të vdekurve në luftë dhe nuk i ka komentuar të dhënat e publikuara prej gazetarëve. Më herët gjatë këtij muaji, faqja ruse Important Stories, ka gjetur se prej nisjes së vitit 2022, Fondi Pensional i Federatës Ruse, ua ka ndaluar punëtorëve të degëve të tij që të publikojnë të dhëna për personat e përfshirë në luftën kundër Ukrainës, pasi të dhëna të tilla mund të kalkulohen për t’i regjistruar ushtarët e vdekur rusë.
Në prill të vitit të kaluar, platforma e njëjtë ka thënë se Ministria ruse e Mbrojtjes, nuk është duke publikuar informacion për ish-ushtarët që kanë mbetur me nevoja të veçanta, dhe as për vejushat apo jetimët, që kishin familjarët në luftë, për arsye të njëjta.
Marrë nga REL
Pasaporte gjermane GJERMANI- Rreth 12 milionë njerëz në Gjermani nuk kanë pasaportë gjermane, megjithëse shumica e ...
NATO GJERMANI- Qëllimi i deklaruar i stërvitjes së NATO-s "Steadfast Defender" – që do të thotë "mbrojtje solide" &ndas...
Protesta GJERMANI- Miratimi dje (18.01.) i buxhetit të shtetit, nga Komisioni i Buxhetit i Bundestagut i dha fund krizës buxhetore në G...
Foto ilustruese GAZA- Izraeli i ka ashpërsuar sulmet të shtunën në jug të Rripit të Gazës, pasi kryeministri izraelit Be...
Foto ilustruese KINË- 13 persona kanë vdekur nga zjarri në një konvikt shkolle në Kinën qendrore. Zjarri shpërtheu rreth...
Foto ilustruese SHBA- Të paktën 50 njerëz kanë vdekur këtë javë si pasojë e motit të ashpër që ...
Foto ilustruese SHBA- Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se forcat e saj kanw goditur tre raketa anti-anije jemenase Houthi në...
Foto Ilustruese SHBA- Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) akuzoi të premten Izraelin...
Foto ilustruese RUSI- Një dron ukrainas goditi një depo nafte në pjesën perëndimore të Rusisë të premten, duke shka...
Foto ilustruese IRAN- Një zyrtar i lartë i grupit terrorist Houthi, që mbështetet nga Irani, tha se anijet kineze dhe ruse të mall...