Sport

PSG ka nevojë sërish për Keylor Navas…

Portieri italian Gianluigi Donnarumma ndjen shqetësim në gju, pas një goditjeje kundër Lens dhe Luis Enrique do të duhet të rreshtojë Keylor Navas. Kostarikani ka luajtur vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit dhe ishte gjithashtu në Kupë (0-9).

19 Janar 2024, 11:51 Nga DOSJA

PSG ka nevojë sërish për Keylor Navas…

FRANCE - Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, është viktimë e një "goditjeje në gju " kundër Lens të dielën e kaluar dhe do të jetë jashtë të shtunën kundër Orleans (20:45) në raundin e 16-të të Kupës së Francës, siç njoftoi Manuel Ugarte këtë të premte.

Keylor Navas duhet të jetë ai që do të mbrojë portën e parizienëve, si kundër Revel më 7 janar  (9-0) në raundin e kaluar të Kupës së Francës, duke zëvendësuar portierin italian, i cili ka dëmtuar gjurin. 

Të dielën, kundër Lens (7), Donnarumma priti një penallti dhe luajti një ndeshje të plotë . Sakaq mbrojtësi francez Nordi Mukiele do të ekzaminohet gjatë seancës së kësaj të premte pas një “ topi të dhunshëm të marrë në fytyrë gjatë stërvitjes ” të enjten e kaluar.

Ndërkohë, pasi iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës, qendërmbrojtësi Milan Skriniar “filloi punën e tij të rehabilitimit në klub”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll