Bota

Gjermania "nuhat" rrezikun: Putini mund të sulmojë vendet e NATO-s

Sipas tij një gjë është e sigurt se Evropa po përballet me një situatë kërcënimi që nuk ka ekzistuar për 30 vjet.

19 Janar 2024, 18:10 Nga N.F
Gjermania "nuhat" rrezikun: Putini mund të sulmojë vendet e
Putin

GJERMANI - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius në një deklararë së fundmi për mediat në vend ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s në më pak se një dekadë. Sipas tij një gjë është e sigurt se Evropa po përballet me një situatë kërcënimi që nuk ka ekzistuar për 30 vjet.

“Ekspertët tanë presin një periudhë prej pesë deri në tetë vjet në të cilën kjo mund të jetë e mundur.Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë, kështu që duhet të kemi parasysh që Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s një ditë," tha ai për gazetën gjermane Der Tagesspiegel.

I pyetur nëse qeveria gjermane mund të bënte më shumë për të ndihmuar Ukrainën, Pistorius tha se vendi i tij ishte mbështetësi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake pas SHBA-së, dhe për këtë arsye më i madhi në Evropë.

Deklarata e tij vjen derisa gjatë ditës u raportua se një zyrtar i NATO-s paralajmëroi civilët që të përgatiten për konflikt me Rusinë.

gjermania rusia nato

Sondazh

Poll