Bota

Temperaturat nën zero, foshnja e braktisur gjendet nga kalimtari brenda një çante në Londër, shpëtohet në kohë

Foshnja u gjet e futur brenda një çante nga një kalimtar i cili po shëtiste qenin.

19 Janar 2024, 17:51 Nga N.F
Temperaturat nën zero, foshnja e braktisur gjendet nga kalimtari brenda
Foto ilustruese


ANGLI- Një vajzë e porsalindur është shpëtuar pasi u gjet e braktisur brenda një çante në lindje të Londrës. Foshnja u gjet e futur brenda një çante nga një kalimtar i cili po shëtiste qenin. Pasi ai ka parë çantën e dyshimte ai e ka hapur dhe brenda ka gjetur fëmijën e mbështjelle me një peshqir. Ndërsa temperaturat në vend ishin të ftohta dhe termometri kishte shënuar nën zero foshnja mbijetoi për shkak se u gjet në kohë.

Sipas Daily Mail, foshnja u gjet në zonën e Newham nga një kalimtar i cili e mbajti ngrohtë derisa mbërriti në spital ku më pas iu dha edhe ndihma e parë. Policia e Londrës i ka bërë apel nënës së fëmijës që të kontaktojë me ta, duke shprehur frikën për fatin e vogëlushes. Në të njëjtën kohë polciia bëri thirrje kujtdo që di diçka për ngjarjen të raportojë tek autoritetet.

angli foshnjë

Sondazh

Poll