Sport

Michael Owen tregon për sëmundjen e pashërueshme të djalit të tij, i cili hoqi dorë nga futbolli: "Ai është klinikisht i verbër"

Michael Owen flet te “Daily Mail” për sëmundjen e pashërueshme të djalit të tij, James (17 vjeç)

19 Janar 2024, 11:24 Nga DOSJA

Michael Owen tregon për sëmundjen e pashërueshme të djalit

ANGLI - Michael Owen, legjenda e Liverpool dhe ish-lojtari i Real Madridit, ka folur në shtypin anglez për sëmundjen e pashërueshme që pësoi djali i tij 17-vjeçar, e cila e la atë klinikisht të verbër dhe e detyroi të hiqte dorë nga futbolli.

James Owen, djali i Michael Owen, ëndërroi të bëhej futbollist, derisa u diagnostikua me sëmundjen e Stargardt në moshën 8-vjeçare .

Shikimi i të riut James u përkeqësua gradualisht gjatë viteve të adoleshencës dhe ai aktualisht është "klinikisht i verbër".

"Njerëzit presin që unë të luaj futboll dhe dikur e shijoja shumë. Por më vonë gjendja u rëndua deri në pikën ku ishte shumë e vështirë të dije, se ku ishte topi. Unë me të vërtetë pushova së shijuari lojën, sepse doja të isha më i miri,"- shpjegoi djali i Michael Owen në 'Mail Sport'.

"Kur isha më i ri më vinte shumë keq për veten time. Mendova 'pse unë?' Nuk mund të ngas makinën, nuk mund ta bëj këtë, nuk mund ta bëj atë... Por të jesh i mërzitur për këtë nuk do të ndryshosh ndonjë gjë, kështu që më mirë të vazhdoj përpara”,- tha James, i cili ëndërron: “kam biznesin tim dhe të mbështes familjen time në të ardhmen”.

Michael Owen tregon se si e përjetoi sëmundjen e djalit të tij: "Ai po bërtiste nga dhimbja. Ju vetëm mendoni 'pse?"

Michael Owen rrëfen në një bisedë me Kathryn Batte, se "kur dikush vjen tek ju në pub dhe ju pyet 'a luan djali juaj?' ju thjesht dëshironi të ndryshoni temën. Kjo ndoshta ka qenë gjëja më e vështirë ndër vite."

“Topi i Artë” i vitit 2001 kujton se "kur James ishte shumë i ri dhe sytë e tij ishin ndoshta më të mirë se tani, fushat ishin më të vogla dhe gjithçka ishte shumë më afër, kështu që ai mund ta shihte topin më mirë... ishte shumë, shumë mirë. "I thashë babait tim, gruas sime dhe të gjithëve, 'Ai ka një shans të mirë për të qenë futbollist'. Por sapo u diagnostikua, ai u ndal gradualisht. Ai e përballoi mirë."

Michael Owen tregon për sëmundjen e pashërueshme të djalit

Lidhur me trajtimet mjekësore që duhej t'i nënshtrohej djali i tij, Michael Owen tha se nuk ishte aspak e lehtë. "Unë marr anën pozitive të çdo gjëje. Kam shumë për të qenë krenar sepse James është bërë një djalë brilant",- tha Michael Owen, i cili me djalin e tij do të premierë dokumentarin "Futbolli është për të gjithë" që do të publikohet në 30 janar në TNT Sports për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen Stargardt.

Akademia Amerikane e Oftalmologjisë e përkufizon sëmundjen Stargardt si "një sëmundje e syve, që shkakton humbje të shikimit tek fëmijët dhe të rinjtë. Është një sëmundje e trashëguar".

Simptomat janë një humbje e ngadaltë e shikimit qendror në të dy sytë, njolla gri, të zeza ose të paqarta në qendër të shikimit, ndjeshmëria ndaj dritës dhe verbëria e ngjyrave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll