Arrestimi i mjekut besimtar mysliman që abuzonte me të miturën, reagon KMSH
Foto ilustruese TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar së fundmi në lidhje me rastin e mjekut Dervish Hasi...
Në lidhje me këte ngjarje ështe arrestuar edhe një 31-vjeçare shqiptare e cila ështe identifikuar si Lorela.
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrjetin e prostitucionit i cili u zbulua pak ditë me parë në Athinë. Në lidhje me këte ngjarje ështe arrestuar edhe një 31-vjeçare shqiptare e cila ështe identifikuar si Lorela. Mediat greke kanë ndarë një dëshmi të 31-vjeçares ku sipas saj ajo ishte përpjekur të ndihmonte vajzat e mitura të dilnikn nga telashet.
“Unë u përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të dilte nga telashet”, pohoi 31-vjeçarja e burgosur. Ndërkohë janë ndarë edhe disa mesazhe mes vajzës dhe 31-vjeçares ndërsa shqiptarja është shprehur se mesazhet i referoheshin parave borxh që i kishte e mitura për qerpikët.
“Unë i mohoj akuzat. Nuk njoh asnjë nga personat e akuzuar për rrjetin. Jam nënë e një fëmije të mitur dhe po e rrit e vetme. E takova 17-vjeçaren kur ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për t'i vendosur qerpikët e rremë. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar.
Nuk e njoh fotografin që thonë ata, të rastit. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të zgjidhej. Ai nuk mund të dëgjonte asgjë. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët,” shtoi më tej ajo.
Mesazhet mes vajzës dhe tutores:
31-VJEÇARJA: Çfarë do marr?
17-VJEÇARJA: 40, mirë?
31-VJEÇARJA: 50
17-VJEÇARJA: Në rregull
31-VJEÇARJA: Zemër, të dua
17-VJEÇARJA: Mbaruam, dëgjon? Po filloj, po vjen...
31-VJEÇARJA: A është me ty? Shkoni në dhomë...
31-vjeçarja shqiptare, Lorela Kapaj dhe dy greke, Stefanos Nestoras dhe Dhorgjiaqis Petros akuzohen se kanë trafikuar një 15-vjeçare greke dhe një vajzë tjetër të mitur me origjinë shqiptare. Rasti i rrjetit të prostitucionit u zbulua nga nëna e 15-vjeçares e cila kohët e fundit kishte ndryshuar sjellje si dhe kishte të ardhura të mëdha fianciare. Të gjithë këto faktorë së bashku kanë bërë që nëna e vajzës së mitur të alarmohej dhe të kërkonte më tej informacion.
Nëna e 15-vjeçares pasi kishte marrë vesh situatën e së bijës, është përballur me kërcënime nga këta njerëz. Sipas policisë greke, shqiptarja gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy grekët të cilët fillimisht kryenin disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat dhe më pas i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike. Më pas nisnin takimet e tjera me persona të tjerë te cilët ishin klientë dhe paguanin deri në 100 euro.
Foto ilustruese TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar së fundmi në lidhje me rastin e mjekut Dervish Hasi...
Foto ilustruese TIRANË- Në mbledhjen e 18 janarit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi ndër të tjera mbi tr...
Foto ilustruese TIRANA-Mjeku Dervish Hasi i cili u arrestua nga policia për shkak të abuzimit seksual me një të mitur punonte në ...
Foto ilustruese ANGLI- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoritetve angleze pasi u kap teksa po kujdesej pë...
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi u janë gjetur mbi...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, aktualisht, 5.564 persona ndodhen në qeli, pjesa më e madhe e të cilëve janë t...
Foto ilustruese GJIROKASTËR-Qarkullimi i gripit dhe viruseve është në pikën kulmore, ç’ka evidentohet lehtësish...
Policia gjermane GJERMANI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet gjermane pasi tentuan të blinin një aut...
Foto ilustruese MALËSI E MADHE- 34-vjeçari, Eridjon Turmetaj është vënë në pranga nga policia ditën e s...
Foto ilustruese TIRANË- Shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në raport me shtetasit e tjerë nga vendet e Ballkanit P...