Aktualitet

Drogë dhe 55 mijë euro të fshehura në banesë, arrestohet shqiptari në Itali, procedohet edhe shoku i tij

Rasti u zbulua pas kontrolleve të cilat u zhvilluan në banesën e një prej shqiptarëve ku dy të dyshuarit u bllokuan nga autoritet teksa po dilnin nga shtëpia.

19 Janar 2024, 17:08 Nga N.F
Drogë dhe 55 mijë euro të fshehura në banesë,
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi u janë gjetur mbi 4 kg kokainë si dhe 55 mijë euro cash. Rasti u zbulua pas kontrolleve të cilat u zhvilluan në banesën e një prej shqiptarëve ku dy te dyshuarit u bllokuan nga autoritet teksa po dilnin nga shtëpia.

Gjatë kontrollit shqiptari i arrestuari kishte me vete rreth 260 gramë kokainë dhe kjo solli që policia të kryente kontrolle edhe në banesën e tij ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 kg drogë e ndarë dhe e paketuar gati për shitje. Më tej nga kontrollet u zbuluan të fshehura edhe 55 mijë euro cash.

Shqiptari u arrestua për veprën penale të posedimit të lëndës narkotike për qëllime trafiku. Tani, ai ndodhet në burgun në Rovigo dhe po vuan dënimin.

itali shqiptar arrestim

Sondazh

Poll