Aktualitet

Jeta luksoze e "paditi"! Arrestohet i riu shqiptar brenda shtëpisë së barit në Angli, avokati: Donte të mblidhte para për të ndihmuar familjen

I riu shqiptar,  Indrit Spata prej disa vitesh jetonte në Mbretërinë e Bashkuar dhe merrej me kujdesin e bimëvë në një shtëpi e cila ishte shndërruar në një "fabrikë" kanabisi.

19 Janar 2024, 17:20 Nga N.F
Jeta luksoze e "paditi"! Arrestohet i riu shqiptar brenda
Foto ilustruese

ANGLI- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoritetve angleze pasi u kap teksa po kujdesej për 505 bimë kanabisi. Sipas autoriteteve vlera e bimëve shkon deri në 250,000 £. I riu shqiptar, Indrit Spata prej disa vitesh jetonte në Mbretërinë e Bashkuar dhe merrej me kujdesin e bimëvë në një shtëpi e cila ishte shndërruar në një "fabrikë" kanabisi.

Autoritet kanë dyshuar për të riun pas jetës luksoze që bëntë i riu dhe veshjet e shtrenjta që vishte. Kjo ka sjellë që policia të vëzhgojë të riun dhe më pas e kapën brenda shtëpisë së barit. Avokati i të riut, Dominic Bardill u shpreh se klienti i tij kishte një shkallë papjekurie dhe naiviteti por që ai nuk e drejtonte operacionin.

“Ai nuk po drejtonte operacionin, por pranon se ajo që ka bërë është e gabuar dhe është penduar,” u shpreh avokati. Bardill më tej tha se klienti i tij kishte dashur të fitonte para për të ndihmuar familjen e tij në shtëpi që të mblidhte para për të paguar një gur lapidari për xhaxhain e tij të ndjerë.

angli arrestim shqiptar

Sondazh

Poll