Aktualitet

Fluks në urgjencën e Gjirokastrës! Mjekja: Disa të moshuar janë shtruar në spital me komplikacione

Në Gjirokastrës, çdo ditë 30-40 qytetarë kërkojnë ndihmë pranë urgjencës. Zakonisht thotë mjekja marrin ilaçe në shtëpi, ndërsa në spital shtrohen vetëm të moshuarit me sëmundje kronike.

19 Janar 2024, 16:52 Nga h.k
Fluks në urgjencën e Gjirokastrës! Mjekja: Disa të moshuar
Foto ilustruese

GJIROKASTËR-Qarkullimi i gripit dhe viruseve është në pikën kulmore, ç’ka evidentohet lehtësisht në urgjencat spitalore dhe qendrat shëndetësore.

Në Gjirokastrës, çdo ditë 30-40 qytetarë kërkojnë ndihmë pranë urgjencës. Zakonisht thotë mjekja marrin ilaçe në shtëpi, ndërsa në spital shtrohen vetëm të moshuarit me sëmundje kronike.

Numri i personave që paraqiten në urgjencë është i madh. Vijnë me temperatura të lartë dhe kollë, dobësi trupore. Në këtë periudhë dominon gripi i tipit A dhe B, COVID-i shfaqet më pak”, tha mjekja e urgjencës në Gjirokastër, Asipe Shehaj. E pyetur nëse, ka pacientë në gjendje të rëndë, ajo shprehet:

“Po patjetër që ka pasur raste që janë hospitalizuar, sidmos mosha e tretë që kanë patologji shoqëruese, pra të sëmurë kronike”, thotë mjekja. 

 

gripi ne gjirokaster

Sondazh

Poll