Aktualitet

Tentuan të blinin një furgon me një kartë të vjedhur, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

Shqiptarët hiqeshin si punonjës banke dhe ata bënë transferimin e parave nga llogaria e 67-vjeçarit në llogarinë e një kompanie makinash në Homberg Efze.

19 Janar 2024, 16:26 Nga N.F

Tentuan të blinin një furgon me një kartë të vjedhur,

Policia gjermane

GJERMANI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet gjermane pasi tentuan të blinin një automjet përmes një transferimi prej 21.300 eurosh nga llogaria e një 67-vjeçari. Shqiptarët hiqeshin si punonjës banke dhe ata bënë transferimin e parave nga llogaria e 67-vjeçarit në llogarinë e një kompanie makinash në Homberg Efze. 67-vjeçari ka vënë re transferimin e parave dhe menjëherë ka njoftuar policinë të cilët kanë shkuar në vendin ku do të blihej makina.

Përfaqësues të kompanisë së makinave deklaruan se dy meshkuj kishin rënë dakord më parë për të blerë një furgon tip “Mercedes Vito” me paratë e transferuara. Gjatë procesit të blerjes u bë edhe arrestimi i dy shqiptarëve. Të dyshuarit dolën para gjykatës së qarkut Fritzlar me kërkesë të prokurorit publik të Kaselit. Më pas gjykatësi lëshoi një urdhër arresti kundër dy burrave dhe të dy janë dërguar në burg.

arrestim gjerman shqiptare

Sondazh

Poll