Bota

"Banjska, dëshmia më e mirë"/ Gërvalla: Lajçak ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi

Gjatë një interviste në RTK, ministrja e jashtme Donika Gërvalla tha se rasti i sulmit në Banjskë është dëshmi e qartë për këtë.

19 Janar 2024, 17:34 Nga h.k
"Banjska, dëshmia më e mirë"/ Gërvalla:
Donika Gervalla

KOSOVA-Donika Gërvalla, Ministrja e Jashte e Kosovës tha se ndërmjetësuesi për dialogun Miroslav Lajçak është totalisht i dështuar në punën e tij.

Gjatë një interviste në RTK, ministrja e jashtme Donika Gërvalla tha se rasti i sulmit në Banjskë është dëshmi e qartë për këtë.

"Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandate. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut. Jo vetëm për ne, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ata nuk po dinë t’i heqin, sepse nuk po dinë se për çfarë i kanë vënë. Ka pasur vlerësime të ndryshme nga ana e institucioneve të BE-së, të cilat kanë quar në një vlerësim të gabuar të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fakti që BE-ja, edhe pas deklaratave e rezolutave të Parlamentit Evropian, edhe pas deklaratave të ndryshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, BE-ja si institucion pra, ajo pjesë e institucioneve të BE-së, që merret me politikën e jashtme të BE-së, konkretisht zyra e Borellit nuk kanë arritur të japin verdiktin për atë që ka ndodhur në Banjskë."-tha Gërvalla. 

donika gervalla

Sondazh

Poll