Aktualitet

Mitralozë, bomba dore, radio policie e pistoleta, sekuestrohet arsenal armësh në Fier

Mësohet se ishte një 30-vjeç i arrestuar ai i cili kishte fshehur këto armë.

19 Janar 2024, 15:09 Nga M.B
Mitralozë, bomba dore, radio policie e pistoleta, sekuestrohet arsenal
Foto ilustruese

FIER- Policia në Fier ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh. Mësohet se ishte një 30-vjeç i arrestuar ai i cili kishte fshehur këto armë. Në arsenalin në fjalë u gjetën: mitraloz të lehtë me fishekë në fole; krehra armësh zjarri pistoletë të ndryshme; krëhër automatiku; bomba dore (granata difensive); sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm; sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale; pistoletë gjurmëlënëse; radio si të Policisë; krehra disk për mitralozë të lehtë; celularë dhe GPS.

Më herët, 30-vjeçarit policia i gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

'Fier

Vijon operacioni policor i koduar "Risku". Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjejnë dhe sekuestrojnë 1 tjetër arsenal armësh zjarri. Pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë zbuluan një vend në të cilin 30-vjeçari i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Risku”, kishte fshehur një arsenal tjetër armësh. Në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;
-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;
-1krëhër automatiku;
-2 bomba dore (granata difensive);
-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;
-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;
-1 pistoletë gjurmëlënëse;
-2 radio si të Policisë;
-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;
-5 celularë;
-1 GPS.

Më herët, 30-vjeçarit, Policia i gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Marerialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.'

arme fier policia

Sondazh

Poll