Aktualitet

SPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe llogaritë bankare e makinat e Ervin Matës, nën hetim pasuror Elvana Gjata

Sot në Apelin e Posaçëm do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros, por u shty për një datë tjetër.

19 Janar 2024, 11:38 Nga M.B
SPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe llogaritë bankare e
Elvana Gjata, Ervin Mata dhe Erzen Breçani

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit, ka sekuestruar HEC-in “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij. Nga ana tjetër veç Breçanit, Ervin Matës i janë sekuestruar llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të tij apo familjarëve. 

Mes personave nën hetim pasuror, mësohet se është edhe këngëtarja Elvana Gjata. Sot në Apelin e Posaçëm do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros, por u shty për një datë tjetër. Mes personave nën hetim pasuror, mësohet se është edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Në 20 nëntor SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

spak erzen brecani ervin mata

Sondazh

Poll