Aktualitet

Emri/ Me 2 pistoleta në automjet dhe në banesë, arrestohet 30-vjeçarit në Fier

Mësohet se i riu kishte 2 pistoleta, në makinë dhe në banesë.

19 Janar 2024, 10:39 Nga M.B
Emri/ Me 2 pistoleta në automjet dhe në banesë, arrestohet
Foto ilustruese

FIER- 30-vjeçari Vjoni Gjoka, banues në Vreshtas, ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap me dy pistoleta. Mësohet se i riu kishte 2 pistoleta, në makinë dhe në banesë. Policia vijon hetimet lidhur me rastin.


Njoftimi i policisë:

''Operacione të njëpasnjëshme, për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak. Kishte 2 pistoleta, në automjet dhe në banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Risku”, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.''

fier arme polici

Sondazh

Poll