Aktualitet

U bë bashkëpunëtori i drejtësisë, agjensitë italiane të Antimafias marrin në pyetje Nuredin Dumanin

Agjentët e Antimafias italiane e pyetën Dumanin për të dhëna me interes lidhur me disa episode mes tyre edhe për trafik lëndësh narkotike, por edhe vepra të tjera penale.

19 Janar 2024, 12:27 Nga I.A
U bë bashkëpunëtori i drejtësisë, agjensitë
Nuredin Dumani

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani është marrë në pyetje ditën e sotme nga agjensitë italiane të Antimafias. Këto agjensi zbarkuan në Tiranë, ditën e enjte dhe me ndihmën e një përkthyesi po pyesin Dumanin për disa ngjarje kriminale. 

Dumani dyshohet se ka informacione edhe për krime që kanë ndodhur në vende të tjera përveç Shqipërisë. Agjentët e Antimafias italiane e pyetën Dumanin për të dhëna me interes lidhur me disa episode mes tyre edhe për trafik lëndësh narkotike, por edhe vepra të tjera penale.

Nuredin Dumani u arrestua në vitin 2022, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan. Ai u prangos në një banesë në Fier, ku strehohej, ndërkohë që ishte i plagosur. Nuredin Dumani u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke zbërthyer 23 ngjarje kriminale të kryera nga 8 banda të rrezikshme, e duke përmendur çdo bashkëpuntor që ka pasur për çdo ngjarje. 

nuredin dumani

Sondazh

Poll