Aktualitet

Vrasjet e dy mafiozëve në Greqi, 26-vjeçari nga Berati i dyshuar vetëm për zjarrvënie

Xhonatan Pajo ndodhet i arrestuar në Malin e Zi dhe akuzohet se do të kryente vrasjen e një anëtari të një klani kriminal në Greqi.

19 Janar 2024, 10:15 Nga I.A
Vrasjet e dy mafiozëve në Greqi, 26-vjeçari nga Berati i
Xhonatan Pajo

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zbulimin e një grupi vrasësish në Greqi. Mësohet se mes tyre edhe një 26-vjeçar nga fshati Poshnje në Berat. Xhonatan Pajo ndodhet i arrestuar në Malin e Zi dhe akuzohet se do të kryente vrasjen e një anëtari të një klani kriminal në Greqi.

Po ashtu Pajo akuzohet dhe për një rast zjarrvënie, në totalin e krimeve që u zbuluan dy ditë më parë nga policia greke. Kështu sipas dosjes hetimore, autorë të vrasjes së Janis Skaftouros, Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis si dhe tre tentativa të tjera vrasje, janë pjesëtarë të tjerë të grupit prej 7 personash.

Në Greqi, Xhonatan Pajo dyshohet se në bashkëpunim me Savas Azoidhis 38 vjeç, Dhimitris Kiundov 40 vjeç, Ilias Eminidhis 28 vjeç të tre nga Gjeorgjia, Dhimitris Dhaskalaqis 20 vjeç nga Selaniku, Leonidhas Sofianov 40 vjeç nga Uzbekistani dhe Dhimitris Sengerov 33 vjeç nga Rusia ka në kryer 3 vrasje dhe 3 tentativa vrasje si dhe 1 rast shpërthimi eksplozivi. Policia greke ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp, por sipas mediave greke bëhet fjalë për vrasjen e mafiozit të njohur grek Janis Skaftourou në prill 2022 dhe Vasilis Roumpetis e Dionisis Mouzakitis në qershor 2023. Tre tentativat e vrasjes janë ndaj nje gjeorgjianë në verën e 2023 dhe ndaj dy të afërmve të Skaftourou gjatë vrasjes së tij. Shpërthimi me eksploziv ndërkohë ka ndodhur në karburantin e djalit të Skaftourou.  

xhonatan pajo

Sondazh

Poll