Aktualitet

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme dhe në Kukës, rënie e inerteve në akset rrugore

Rrëshqitje të gurëve dhe dheut mësohet se ka patur në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec në afërsi të fshatit Nimçe.

19 Janar 2024, 08:56 Nga M.B
Reshjet e shiut shkaktojnë dëme dhe në Kukës, rënie e
Foto ilustruese

KUKËS- Moti i keq me reshje të dendura shiu pas mesnate ka krijuar problematika në disa akse rrugore edhe në Kukës. Rrëshqitje të gurëve dhe dheut mësohet se ka patur në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec në afërsi të fshatit Nimçe. Bëhet me dije se rruga u bllokua për disa orë, por në momentin e rrëshqitjes nuk pati qarkullim automjetesh.

Po ashtu kompania kontraktore punoi për tre orë për largimin e gurëve dhe pastrimin e rrugës dhe momentalisht rruga është e qarkullueshme.

mot kukes inerte shishtavec

Sondazh

Poll