Politike

Reforma Zgjedhore/ OSBE: Të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ketë angazhim pozitiv nga të gjithë

Me anë të një postimi në X, OSBE thekson se përkushtimi i prezencës për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. 

18 Janar 2024, 17:08 Nga I.A
Reforma Zgjedhore/ OSBE: Të jetë gjithëpërfshirëse dhe
OSBE

TIRANË- Prezenca e OSBE në Shqipëri, ka kërkuar që mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore të zhvillohet pa papengesa dhe me dialog konstruktiv. Me anë të një postimi në X, OSBE thekson se përkushtimi i prezencës për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. 

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”, thuhet në reagimin e OSBE.

osbe reforma zgjedhore

Sondazh

Poll