Politike

Turi rajonal/ Hasani viziton Malin e Zi, takime me krerët e shtetit dhe politikanë shqiptarë

Hasani do të takohet me krerë të shtetit, por edhe me politikanë shqiptarë apo me faktorë të tjerë shqipfolës në Mal të Zi.

18 Janar 2024, 10:51 Nga M.B

 

Turi rajonal/ Hasani viziton Malin e Zi, takime me krerët e shtetit dhe
Igli Hasani

 

MALI I ZI- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës, Igli Hasani do të vijojë sot turin e tij rajonal duke u ndalur me vizita Mal të Zi. Hasani do të takohet me krerë të shtetit, por edhe me politikanë shqiptarë apo me faktorë të tjerë shqipfolës në Mal të Zi. Së pari do të jetë një takim me homologun e tij Filip Jovanoviç, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për mediat në orën 11:00. Më pas do të vijohet në një takim me presidentin malazez Jakov Milatovic dhe zëvëndëskryeministrin Nik Gjeloshaj.

Nuk do të mungojnë takimet me krerët shqiptarë, drejtues të ndryshëm të partive politike si dhe takimi me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi.

Agjenda e ministrit Hasani në Malin e Zi: 

10:00 / Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Filip Ivanović

11:00 / Konferencë për media e ministrave Hasani – Ivanovic

11:30 / Takim me Presidentin, z. Jakov Milatovic

12:15 / Takim me Zëvendëskryeministrin, z. Nik Gjeloshaj

15:30 / Takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi; Drejtues të Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi dhe deputetë:
 
1. Faik Nika (Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi),
2. Nik Gjeloshaj (Alternativa Shqiptare – Kryetar),
2. Fatmir Gjeka (Partia Demokratike – Kryetar – Minister i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave)
3. Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike – Kryetar)
4. Mehmet Zenka(Unioni Demokratik i Shqiptareve – Kryetar)
5. Ivan Ivanaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – Kryetar)
6. Saubih Mehmeti (Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Kryetar)
7. Ferhat Dinosha (Unioni Nacional Shqiptar – Kryetar)
8. Bujar Hasangjekaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – Kryetar – Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë)
9. Nikollë Camaj Lidhja Demokratike Shqiptare, LDSH – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)
10. Ilir Çapuni (Forca e Re Demokratike – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)
11. Artan Çobi (Alternativa Shqiptare-ASH- Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)

igli hasani mali i zi axhend

Sondazh

Poll