Politike

Presidenti dekretoi ndryshimet për Komisionet hetimore/ Bardhi i përgjigjet Begajt: Mos fry përçarje mes palëve

Sipas Bardhit shpallja e ligjit sot u bë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente agrumet për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim.

18 Janar 2024, 14:44 Nga M.B

 

Presidenti dekretoi ndryshimet për Komisionet hetimore/ Bardhi i
Bajram Begaj dhe Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nën një deklaratë për mediat foli për ndryshimin e ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj ku u shpreh se me këtë akt u zhbë çdo rol i Kushtetutës dhe se Presidenti dekretoi ligjin antikushtetues me votat e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bardhit shpallja e ligjit sot u bë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente agrumet për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim.

Bardhi shton se opozita është në një betejë politike prej 3 muajsh, por kenë shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për respektimin e rregullores. Ai thotë se pas sjelljes së Begajt ditën e hënë, ka njoftuar kabinetin e tij se çfarë do të bënte opozita.

DEKLARATA E GAZMENT BARDHIT:

“Për të shpallur ligjin antikushtetues. Kam për detyrë të komentoj një njoftim për shtyp të institucionit të Presidentit që ngre shqetësim për çdo qytetar shqiptar. Nëse lexon njoftimin për shtyp do të gjeni aty parimin që Presidenti ka mbi zbatimin e Kushtetutës. Shpallja e ligjit sot u bë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente agrumet për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim. Begaj citon dhe një të pavërtetë, kanë qenë deputetët e opozitës që kanë shmangur një diskutim me mazhorancën. E vërteta është se opozita është në një betejë politike prej 3 muajsh, por kemi shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për respektimin e rregullores. Jo që s’ka pasur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat agresive e arrogante ndaj opozitës. Pas sjelljes së Begajt ditën e hënë, kam njoftuar kabinetin e tij se çfarë do të bënte opozita, ishte zgjedhja e tij që të vinte në Parlament."

gazment bardhi pd

Sondazh

Poll