Politike

Rama në Bavari takim me Unionin Social-Kristian: Për të adresuar lidershipin mbi sfidat europiane

Rama shkruan se ndodhet atje më ftesë të homologut të tij bavarez, Markus Söder për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane.

18 Janar 2024, 11:51 Nga r.ll
Rama në Bavari takim me Unionin Social-Kristian: Për të adresuar
edi rama

BAVARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ndodhet atje më ftesë të homologut të tij bavarez, Markus Söder për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane.

Më tej, ai thotë se deri pak vite më parë do të ishte e paimagjinueshme që falë rezultateve të një imazhi krejt të ri në Evropë, Shqipëria të kishte një vend nderi në këtë forum strategjik të politikës gjermane.

POSTIMI I PLOTË:

Kloster Banz, Bavari - Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

*Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që qeveria shqiptare të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike.

edi rama bavari

Sondazh

Poll