Politike

Turi rajonal/ Hasani në Podgoricë: Shqipëria i ka dhënë minoritetit malazez vendin dhe vlerën që i takon

 Në konferencën e përbashkët me homologun Filip Ivanoviç, ministri Hasani u shpreh se Shqipëria e konsideron Malin e Zi si një aleat të pazëvendësueshëm.

18 Janar 2024, 13:03 Nga M.B
Turi rajonal/ Hasani në Podgoricë: Shqipëria i ka dhënë
Igli Hasani dhe Filip Ivanoviç


MALI I ZI- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës, Igli Hasani do të vijojë sot turin e tij rajonal duke u ndalur me vizita Mal të Zi. Në konferencën e përbashkët me homologun Filip Ivanoviç, ministri Hasani u shpreh se Shqipëria e konsideron Malin e Zi si një aleat të pazëvendësueshëm. Hasani shtoi se ndërtimi i urës mbi Bunë, i shërben integrimit rajonal dhe qarkullimit më të mirë të mallrave dhe se ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane, është një nga prioritetet strategjike të vendit tonë.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ka shënuar një progres të dukshëm dhe jam besimplotë se ky bashkëpunim do të vijojë dhe me qeverinë e re. Shqipëria i ka dhënë minoritetit malazez vendin dhe vlerën që i takon. Shpreh vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe rajon. E ardhmja e rajonit duhet të udhëhiqet nga një orientim i qartë euro-atlantik”, tha kryediplomati shqiptar.

Hasani përfundoi duke thënë se Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare.

“Detyrim i përbashkët të punojmë më shumë për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal. Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare. Avancimi i vendeve tona në procesin e integrimit, kontribut i vyer për mbarë rajonin”, tha Hasani.

mali i zi igli hasani

Sondazh

Poll