Bota

Papa Françesku: Kënaqësia seksuale është dhuratë nga Zoti

Fjalimi që mbajti Papa ishte pjesë e një serie predikimesh mbi veset dhe virtytet, ku u fokusua në atë që ai e quajti "demoni i epshit".

18 Janar 2024, 16:28 Nga E.d
Papa Françesku: Kënaqësia seksuale është dhuratë
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Françesku theksoi se kënaqësia seksuale është “një dhuratë nga Zoti” që duhet trajtuar me durim. Por Papa deklaroi se  pornografia është e dëmshme që të sjellë kënaqësi pa marrëdhënie dhe mund të çoi në varësi. Fjalimi që mbajti Papa ishte pjesë e një serie predikimesh mbi veset dhe virtytet, ku u fokusua në atë që ai e quajti "demoni i epshit".

Papa i bëri komentet disa ditë pasi kreu i tij i ri i doktrinës, kardinali Victor Manuel Fernández, u kritikua për një libër që ai shkroi dhe botoi në fund të viteve 1990 të titulluar Pasioni Mistik: Spiritualiteti dhe Sensualiteti. Libri i cili tani nuk është botuar, diskutoi seksualitetin njerëzor dhe jepte përshkrime të hollësishme të përvojave mashkullore dhe femërore gjatë orgazmave. Duke folur për botimin online katolik Crux, kardinali Fernández tha se ai e shkroi librin kur ishte ende i ri dhe me siguri nuk do ta shkruante tani. 

Besimtarët konservatorë e kanë quajtur librin pervers. Kjo nuk është hera e parë që Papa Françesku apo Kardinali Fernandez kanë tërhequr zemërimin e anëtarëve konservatorë të komunitetit katolik. Gjithashtu kardinali Fernández prezantoi një tekst, të miratuar më vonë nga Papa Françesku, duke detajuar udhëzimet që lejojnë priftërinjtë të bekojnë marrëdhëniet e çifteve të të njëjtit seks që ende konsideroheshin mëkatarë.

papa françesku victor manuel fernández

Sondazh

Poll