Bota

Forumi në Davos/ Kurti takon kryeministrin e Bullgarisë: Mbështeti Kosovë në procesin e liberalizimit të vizave

Zyra e Kurtit ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit si dhe për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon.

18 Janar 2024, 14:04 Nga M.B

 

Forumi në Davos/ Kurti takon kryeministrin e Bullgarisë:
Nikolai Denkov dhe Albin Kurti

 

ZVICËR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov. Zyra e Kurtit ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit si dhe për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon.

“Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë.

bullgaria kosova albin kurti nikolai denkov

Sondazh

Poll