Bota

Një 'pasagjer' më shumë! Brenda avionit në Tajlandë gjendet një gjarpër, zbulohet gjatë fluturimit

Prania e zvarranikut bëri që disa pasagjerë të largoheshin nga sediljet.

18 Janar 2024, 14:45 Nga N.F
Një 'pasagjer' më shumë! Brenda avionit në
Foto ilustruese

TAJLANDË- Një tjetër incident është regjistruar në një avion gjatë një udhëtim nga Bangkok në Phuket ku u zbuluase "pasagjer" ishte edhe një gjarpër. Prania e zvarranikut bëri që disa pasagjerë të largoheshin nga sediljet. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, njëri nga anëtarët e ekuipazhit përdori një shishe boshe për të futur gjarprin në një qese të madhe.

Akoma nuk është e qartë se si gjarpri përfundoi brenda avionit. Gjarpri u gjet teksa avioni po përgatitej të ulej në aeroportin e Phuket. Pasi avioni u ul, u kontrolluan të gjithë ambientet e brendshme të tij dhe sipas raportimeve, nuk u gjetën gjarprinj të tjerë.

tajalnde gjarper avion

Sondazh

Poll