Bota

Zgjerohen kufijtë e konfliktit në Lindjen e Mesme? Ushtria izraelite: Po rritet mundësia për një luftë Izrael-Liban

Ai shtoi se Izraeli do të zbatonte mësimet që kishte mësuar nga luftimet në Gaza nëse është e nevojshme.

18 Janar 2024, 11:12 Nga r.ll
Zgjerohen kufijtë e konfliktit në Lindjen e Mesme? Ushtria izraelite:
foto ilustruese

IZRAEL- Teksa Lindja e Mesme po zien nga përplasjet mes vendeve, rrezikohet që kufinjtë e luftës Izrael-Palestinë të zgjerohen. Kjo sepse gjasat që Izraeli të përfshihet në një luftë në Liban po rriten, tha shefi i ushtrisë izraelit, Herzi Halevi. 

"Izraeli është duke rritur gatishmërinë për të luftuar në Liban. Nuk e di kur mund të jetë lufta në veri," tha Halevi. "Mund t'ju them se gjasat që kjo të ndodhë në muajt e ardhshëm është shumë më e lartë se sa ishte në të kaluarën."

Ai shtoi se Izraeli do të zbatonte mësimet që kishte mësuar nga luftimet në Gaza nëse është e nevojshme, sipas Sky News.

Lidhur me konfliktin, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka deklaruar se një zgjidhje në Gaza do të sillte de-përshkallëzimin e menjëhershëm në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme. Ai paralajmëroi se është jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën me Libanin dhe bëri thirrje për negociata mes palëve.

lufta izrael-palestine liban

Sondazh

Poll