Aktualitet

OKB reagon për sekuestrimet e SPAK ndaj gazetarit Qyno: Të mos përpunohen materialet derisa të shqyrtojmë çështjen

Avokatët e qendrës Res Publica, e adresuan çështjen me urgjencë te Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB, si gjykata ndërkombëtare më e madhe në rang global.

18 Janar 2024, 12:41 Nga r.ll
OKB reagon për sekuestrimet e SPAK ndaj gazetarit Qyno: Të mos
elton qyno

TIRANË- Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB, ka kërkuar mbrëmjen e djeshme nga Shqipëria pezullimin e menjëhershëm të veprimeve të aksesit dhe përpunimit të materialeve të sekuestruara nga SPAK prej gazetarit Elton Qyno.

Avokatët e qendrës Res Publica, e adresuan çështjen me urgjencë te Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB, si gjykata ndërkombëtare më e madhe në rang global.

Nisur nga rëndësia e rastit, dëmi i rëndë dhe i pariparueshëm që mund t‘i vinte jo vetëm gazetarit Elton Qyno, por edhe të gjithë gazetarëve në Shqipëri, duke i frikësuar ata, OKB reagoi shpejt dhe pozitivisht duke bërë të mundur që tashmë SPAK të ndalojë dorën dhe të mos nxjerrë e të përpunojë materialet e sekuestruara derisa çështja të shqyrtohet nga vetë OKB.

Një kopje e këtij vendimi tashmë i është komunikuar shtetit shqiptar dhe avokatët e gazetarit Qyno do ia vënë në dispozicion edhe Gjykatës së Lartë, e cila ka në shqyrtim rekursin e gazetarit.

Kujtojmë se më herët, më 13 dhjetor 2023, SPAK hyri në ambientet e banimit, punës dhe automjetin e gazetarit Elton Qyno, si dhe në një bar kafe përballë godinës së SPAK, duke sekuestruar kompjuterët, telefonat, USB, disqe e dokumente, përfshirë këtu edhe telefonin e djalit të mitur të gazetarit.

okb elton qyno spak

Sondazh

Poll