Aktualitet

Shtyhet seanca e Arben Ahmetaj/ Shqyrtimi i çështjes "Buka" do të bëhet në 2 Shkurt, avokatët: Gjykimi të deklarohet i pavlefshëm

Kujtojmë që Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e inceneratorëve, teksa prej muajsh ndodhet në arrati.

18 Janar 2024, 10:21 Nga h.k
Shtyhet seanca e Arben Ahmetaj/ Shqyrtimi i çështjes
Arben Ahmetaj

TIRANË-Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Seanca për shqyrtimin e çështjes “Buka” është lënë për datën 2 shkurt. Sipas Prokurorisë ai ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës.

Kujtojmë që Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e inceneratorëve, teksa prej muajsh ndodhet në arrati.

Me kërkesë të avokatëve seanca u shty për në datën 2 shkurt. Avokati i ish-zv.kryeministrit u shpreh për mediat se gjykim duhet të konsiderohet e pavlefshme.

Avokati i AhmetajtKërkesat tona janë që kërkesa për gjykim të deklarohet e pavlefshme, aktet ti rikthen prokurorisë. Prokuroria të detyrohet të njohë mbrojtjen me të gjitha aktet sipas ligjit dhe më pas të fillojë procedura. Qëndrimi i SPAK ishte që nuk pati ndonjë qëndrimet të qartë. Gjykata kërkoi kohën e saj.

Pak kohë më parë ai humbi edhe mandatin e deputetit, pasi prej 6 muajsh nuk ishte paraqitur në Kuvend.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll