Aktualitet

EMRI/ Dyshohet se si i përfshirë në vrasjen e dy mafiozëve grekë, kush është shqiptari i rrezikshëm me dy identitete

Mëson se bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Xhonatan Pajo nga Poshnja e Dimalit i cili ndodhet i burgosur në Mal të Zi për trafik armesh.

18 Janar 2024, 12:26 Nga M.B

EMRI/ Dyshohet se si i përfshirë në vrasjen e dy mafiozëve

GREQIA- Detaje të reja kanë dalë lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga autoritetet greke për një shtetas shqiptar të akuzuar për vrasjen e Janis Skaftouros dhe Vassilir Roumbetis. Mëson se bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Xhonatan Pajo nga Poshnja e Dimalit i cili ndodhet i burgosur në Mal të Zi për trafik armësh.

Lidhur me ngjarjen ka 6 urdhër arrestet e tjera janë për 3 gjeorgjianë, 1 uzbekistanas, 1 rus dhe 1 grek. Gjatë arrestimit të Pajos në tetor 2023 në Mal të Zi, ai është paraqitur në mënyrë të rreme si shtetasi me inicialet P.V., dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Greqisë.

Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi të falsifikuar dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.

xhonatano pajo janis skaftouros vassilir roumbetis

Sondazh

Poll